Bota

Zbardhet tragjedia e New Jersey-t! Përplasi për vdekje me makinë dy adoleshentet, autori i ngjarjes i përndiqte prej disa muajsh, ishte i lidhur...

 Sipas mediave vendase, fqinjët e kishin parë të riun gjatë tre muajve të fundit jashtë shtëpisë së njërës prej viktimave, duke lënë të kuptohet se ai ishte një përndjekës i viktimës.

2 Tetor 2025, 07:54 Nga M.L
Zbardhet tragjedia e New Jersey-t! Përplasi për vdekje me makinë
Viktimat e tragjedisë

SHBA- Një 17-vjeçar nga Garwood u arrestua pranë vendit të aksidentit në Cranford, New Jersey, si autor i tragjedisë ku mbetën viktima dy adoleshentet bashkëmoshatare të tij. Sipas mediave vendase, fqinjët e kishin parë të riun gjatë tre muajve të fundit jashtë shtëpisë së njërës prej viktimave, duke lënë të kuptohet se ai ishte një përndjekës i viktimës.

Të afërmit dhe miqtë e viktimave raportuan se dy studentët e njihnin autorin, duke u ankuar se kundër tij ishin ngritur urdhra ndalimi pas ankesave për ngacmim dhe ndjekje.

Sipas CBS News, aksidenti ndodhi pak para orës 5:30 të pasdites së së hënës në Burnside Avenue, një rrugë e qetë banimi me një shpejtësi të kufizuar prej vetëm 40 kilometrash në orë. Sipas policisë, Jeep Compass i zi i vitit 2021 që goditi dy adoleshentet nuk u ndal dhe iku me vrap.

Dy vajzat u dërguan në një spital lokal në gjendje kritike, por ndërruan jetë nga plagët e marra disa orë më vonë. Lajmi për vdekjen e dy vajzave e zhyti në zi Cranfordin, një komunitet të vogël e të lidhur ngushtë. Që nga ajo mbrëmje, turma njerëzish - të afërm, shokë klase, miq dhe madje edhe të panjohur - mbërritën në vendngjarje, duke lënë lule dhe qirinj.

new jersey shba

Sondazh

Poll