Bota

Tërmeti i fuqishëm në ishullin e Filipineve, shkon në 72 bilanci i viktimave e mbi 250 të plagosur

Shumë ndërtesa u shembën, ura u shkatërruan dhe ndërprerje të energjisë elektrike ndodhën në zonat pranë epiqendrës.

2 Tetor 2025, 07:47 Nga M.L

Tërmeti i fuqishëm në ishullin e Filipineve, shkon në 72

FILIPINE- Numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 6.9 ballë që goditi ishullin Cebu të Filipineve të martën është rritur në 72, sipas agjencisë mbrojtjes civile, si edhe 294 persona të tjerë mbetën të plagosur. Shumë ndërtesa u shembën, ura u shkatërruan dhe ndërprerje të energjisë elektrike ndodhën në zonat pranë epiqendrës.

Tërmeti i së martës ishte më vdekjeprurësi në Filipine që nga viti 2013, kur një tërmet me magnitudë 7.2 ballë tronditi ishullin Bohol, duke vrarë 222 persona. Filipinet ndodhen në të ashtuquajturën "Unaza e Zjarrit" të Paqësorit, ku kryqëzohen pllakat tektonike dhe aktiviteti sizmik dhe vullkanik është intensiv.

termet filipine

Sondazh

Poll