Aktualitet

EMRI/ Përfshihet nga flakët banesa në Shënavlash, humb jetën 42-vjeçarja

Mësohet se një 42-vjeçare ka humbur jetën, pasi banesesa e saj është përfshirë nga flakët.

2 Tetor 2025, 15:26 Nga E. D

EMRI/ Përfshihet nga flakët banesa në Shënavlash, humb

DURRË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se një 42-vjeçare ka humbur jetën, pasi banesesa e saj është përfshirë nga flakët. Sipas njoftimit të policisë banesa në fshatin Shënavlash është përfshirë nga flakët si pasojë e një shkëndije elektrike dhe si pasojë nga asfiksia ka humbur jetën Kimete Mana. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Njoftimi i Policisë: 

Durrës/Informacion paraprak. Rreth orës 14:00, Policia e Durrësit është njoftuar se në një banesë në fshatin Shënavlash ka rënë zjarr, i dyshuar si pasojë e një shkëndije elektrike.
Për pasojë, dyshohet se nga asfiksia ka humbur jetën shtetasja K. M., 42 vjeçe.

Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

durres

Sondazh

Poll