Aktualitet

Samiti i shtatë i BE, në Danimarkë/ Fokusi te siguria dhe mbështetja, ndaj Ukrainës, i pranishëm Rama dhe Vjosa Osmani

Në këtë samit kanë marrë pjesë të gjitha vendet anëtare të BE-së, ndërsa nuk ka munguar as pjesëmarrja e kryeministrit Rama dhe presidentes së Kosovës Vjosa Osmani.

2 Tetor 2025, 12:45 Nga E.d
Samiti i shtatë i BE, në Danimarkë/ Fokusi te siguria dhe
Foto ilustruse

DANIMARKË - Udhëheqësit nga e gjithë Europa janë takuar sot në Samitin e shtatë të Komunitetit Politik Evropian, ku dikutuan për sigurinë dhe mbështetjen ndaj Ukrainës. Në këtë samit kanë marrë pjesë të gjitha vendet anëtare të BE-së, ndërsa nuk ka munguar as pjesëmarrja e kryeministrit Rama dhe presidentes së Kosovës Vjosa Osmani.

Mediat e huaja shkruajnë se udhëheqësit u përqendruan tek forcimi i Ukrainës dhe tek mënyra se si ta bëjnë Europën më të sigurt, në situatën gjeopolitike me të cilën po përballen. Kryeministri Rama tha për gazetarët së Shqipëria po shkon drejt antarësimit në BE, ndërsa foli edhe për Ministren Diella.

Komuniteti Politik Evropian synon të nxisë dialogun dhe bashkëpunimin politik për të adresuar çështje me interes të përbashkët, të cilat forcojë sigurinë dhe stabilitetin evropian. Kjo platformë për koordinim politik nuk zëvendëson asnjë organizatë, strukturë apo proces ekzistues, as nuk synon të krijojë të reja në këtë fazë.

 

be edi rama samit

Sondazh

Poll