Aktualitet

Plagosje me thikë e 2 automjete të sekuestruara, DETAJE nga sherri në Bilisht, në pranga dy persona

Bëhet me dije se janë arrestuar dy prej personave të përfshirë në këtë konfikt, 37-vjeçari që i largoi nga vendi i ngjarjes pas sherrit dhe 39-vjeçari Guri Mazelliu.

2 Tetor 2025, 09:39 Nga M.L
Plagosje me thikë e 2 automjete të sekuestruara, DETAJE nga sherri
Foto ilustruese

DEVOLL- Policia ka dalë sot me një njoftim zyrtar për sherrin e bujshëm të ndodhur ditën e djeshme në Bilisht mes disa personave. Bëhet me dije se janë arrestuar dy prej personave të përfshirë në këtë konfikt, 37-vjeçari që i largoi nga vendi i ngjarjes pas sherrit dhe 39-vjeçari Guri Mazelliu.

Mësohet se të dyshuarit janë janë konfliktuar për motive të dobëta, ku Mazelliu gjatë përleshjes ka plagosur me thikë një person. Policia njofton më tej se janë shoqëruar në komisariat menjëherë pas ngjarjes katër persona, e dy te tjerë janë arrestuar në flagrancë. Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale thika e përdorur nga 39-vjeçari dhe dy automjete. 


NJOFTIMI I PLOTË: 

Devoll/Zbardhet dinamika e konfliktit të ndodhur dje, në Bilisht. U konfliktua fizikisht me 2 shtetas dhe plagosi me thikë njërin prej tyre, për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari. Arrestohet dhe një 37-vjeçar, sepse pas konfliktit shoqërori me automjet, 2 shtetasit e përfshirë në konflikt, të cilët goditën përsëri 39-vjeçarin dhe dëmtuan automjetin e tij.

Procedohen penalisht 2 shtetasit që u konfliktuan me 39-vjeçarin. Sekuestrohen thika e dyshuar e përdorur për plagosjen dhe 2 automjete. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, menjëherë pas njoftimit të marrë dje, për një konflikt në Bilisht, kanë organizuar punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë.

4 shtetasit e dyshuar të përfshirë në konflikt u shoqëruan në Komisariat dhe në përfundim të veprimeve hetimore, specialistëve për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit: G. M., 39 vjeç, banues në Bilisht, për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta", "Prishja e rendit dhe qetsisë publike" dhe "Shkatërimi i pronës"; Y. Xh., 37 vjeç, banues në Bilisht, për veprën penale "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt".

Gjithshtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale "Shkatërimi i pronës" dhe "Dëmtime të tjera me dashje", për shtetasit M. B., 37 vjeç, me precdent penal dhe T. Ç., 38 vjeç, të dy banues në Bilisht Nga hetimet dyshohet se dje, rreth orës 11:00, shtetasi G. M. është konfliktuar në rrugë, për motive të dobëta, me shtetasit T. Ç. dhe M. B., ka plagosur me thikë, në këmbë, shtetasin T. Ç., 38 vjeç dhe është larguar me automjet.

Më pas, shtetasi Y. Xh., bashkë me shtetasit T. Ç. dhe M. B., ka ndjekur automjetin e 39-vjeçarit dhe në qendër të qytetit, shtetasit T. Ç. dhe M. B. kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 39-vjeçarit dhe kanë dëmtuar automjetin e tij, me sende të forta. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi Y. Xh. e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

sherri në bilisht devoll njoftim policie

Sondazh

Poll