Aktualitet

'Dimër i parakohshëm' edhe në Kosovë! PAMJE mahnitëse nga bjeshkët e zbardhura nga dëbora

Temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme, ndërsa bardhësia e bjeshkëve ka ofruar një peizazh të këndshëm për banorët dhe vizitorët.

2 Tetor 2025, 09:06 Nga M.L
'Dimër i parakohshëm' edhe në Kosovë! PAMJE
Prevall

KOSOVA- Mesnatën e kaluar, reshjet e borës kanë mbuluar disa qytete të Kosovës, duke sjellë kështu 'dimër të parakohshëm'. Temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme, ndërsa bardhësia e bjeshkëve ka ofruar një peizazh të këndshëm për banorët dhe vizitorët.

Bjeshkët e Istogut tashmë janë zbardhur nga një shtresë e konsiderueshme bore. Bora e parë është regjistruar edhe në Deçan, ku pamjet nga lexuesit tregojnë reshje të dendura.

'Dimër i parakohshëm' edhe në Kosovë! PAMJE
Deçan

Sipas meteorologëve reshjet do të vazhdojnë edhe ditën e nesërme, me intensitet edhe më të lartë.

reshje dëbore kosove deçan prevall

Sondazh

Poll