Politike

Komisioni parlamentar për Kulturën nis me "relaks"! Topalli e merr me sportivitet rikthimin: A e pimë të gjithë një kafe dhe e mbyllim këtë punë?

Demokratja i ftoi kolegët e saj në këtë komision që fillimisht të konsumonin kafe së bashku dhe të njiheshin me njëri tjetrin dhe të nisnin punën.

1 Tetor 2025, 12:35 Nga DOSJA
Komisioni parlamentar për Kulturën nis me "relaks"! Topalli
pamje nga takimi

TIRANË- Komisioni parlamentar për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën ka nisur punën ditën e sotme. Gjatë mbledhjes demokratja Jozefina Topalli, e ulur në karriget e parlamentit pas tetë vitesh shkëputje, kërkoi që komisioni të niste me punën me relaks. Demokratja i ftoi kolegët e saj në këtë komision që fillimisht të konsumonin kafe së bashku dhe të njiheshin me njëri tjetrin dhe të nisnin punën.


“Dua t’ju përshëndes dhe t’ju uroj punë të mbarë, kryetarëve nënkryetarëve, të rinjve. Fillimi është pak emocional, iu uroj dy nënkryetarëve punë të marë. Nëse më lejon, mendoj që ta relaksojmë pak. Është dita e parë, të prezantohemi me njëri-tjetrin.

Të flasim cili jemi dhe cili nuk jemi, do kemi një rrugë të gjatë bashkë. Kemi për të pasur kohë sa të duam. Ju kërkoj ndjesë, duke ardhur kërkova një kafe, si thoni të pimë gjithë një kafe, të votojmë kalendarin dhe të mbyllim këtë punë. Pastaj kemi kohë dhe i bëjmë të gjitha," tha Topalli.

jozefina topalli

Sondazh

Poll