Politike

Dekretimi i zgjedhjeve të Tiranës nga Presidenti, reagon Gazment Bardhi: Asnjë surprizë nga Begaj! Arsyet janë tepër banale...

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Bardhi shprehet se ky vendim nuk ishte aspak surprizë nga Bajram Begaj, duke e cilësuar këtë të fundit një robot që komandohet nga kryeministri Edi Rama.

1 Tetor 2025, 16:31 Nga M.L
Dekretimi i zgjedhjeve të Tiranës nga Presidenti, reagon Gazment
Foto ilustruese

TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar menjëherë pas vendimit të Presidentit për dekretimin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Bardhi shprehet se ky vendim nuk ishte aspak surprizë nga Bajram Begaj, duke e cilësuar këtë të fundit një robot që komandohet nga kryeministri Edi Rama. Më tej Bardhi e konsideron dekretin e sotëm si një puç kushtetues, dhe thekson se arsyet janë tërësisht banale. Sipas tij, kryeministri Rama ka marrë peng Begajn dhe e komandon atë njëlloj si ministren “Diella”.

REAGIMI I PLOTË: 

Asnjë surprizë nga Bajram Begaj!
Ashtu siç kishim paralajmëruar, Bajram Begaj nuk është President i shqiptarëve, por një robot që komandohet nga Edi Rama. Me shkeljen e rëndë që ka kryer sot ndaj Kushtetutës, Presidenti i Republikës ka kryer një puç kushtetues sepse ka rrënuar edhe autoritetin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe themelet mbi të cilat ndërtohet shteti i së drejtës.
Zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Tiranë janë futur në një ngërç kushtetues për shkak të aktit të sotëm të Presidentit të Republikës. Juridiksionin e shqyrtimit të ankimit ndaj VKM-së së shkarkimit nuk e cakton Edi Rama në relacion, por Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Një mandat kushtetues nuk mund të ndërpritet veçse për shkaqet e parashikuara shprehimisht në Kushtetutë dhe kjo i nënshtrohet kontrollit kushtetues.
Askush në 35 vjet demokraci nuk e ka dëmtuar kaq shumë reputacionin e Kreut të Shtetit. Arsyet janë tërësisht banale: Edi Rama ka marrë peng Bajram Begajn, dhe e komandon atë njëlloj si “Diellën”! 

gazment bardhi bajram begaj edi rama

Sondazh

Poll