Politike

Ndërtimet pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës/ Rama: Ata që vazhdojnë këtë sport të ulët do të përballen me pasoja të rënda

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se ndërtimet pa leje në hapësira publike duhet që të ndalen. Kryeministri thekson në postimin e tij se ata që vijojnë ndërtimet do të përballen me ligjin.

1 Tetor 2025, 18:35 Nga E. D
Ndërtimet pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës/ Rama:
pamje nga aksioni

VALBONË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se ndërtimet pa leje në hapësira publike duhet që të ndalen. Kryeministri thekson gjithashtu në postimin e tij se ata që vijojnë ndërtimet do të përballen me ligjin.

Postimi i Ramës:

Operacioni kundër antiligjit në ndërtim shtrihet edhe në Parkun Kombëtar të Valbonës. U them të gjithë atyre që e vazhdojnë këtë “sport” të ulët, në hapësirat publike të qytetit, në bregdet a në male, NDALUNI. Është e kotë, vetëm do të humbni lekë e kohë dhe pas vendimeve më të fundit të qeverisë, do të përballeni me pasoja të rënda

edi rama valbone

Sondazh

Poll