Aktualitet

"Do të doja të kërkoja 100 vite burg"/ Prokurorja belge jep pretencën për Ermir Ndreajn, kërkon 20 vite burg për 'kokën' shqiptar të drogës

Autoritetet belge thonë se organizata kriminale e udhëhequr nga këta dy persona ka kontrabanduar tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Europës, ka operuar me laboratorë për pastrimin e drogës dhe ka përdorur kompani “fasadë” për trafikim.

1 Tetor 2025, 13:34 Nga I.A

 

"Do të doja të kërkoja 100 vite burg"/ Prokurorja belge
Ermir “Cinco” Ndreaj

 

BELGJIKË- Ermir “Cinco” Ndreaj dhe Sani “Shade” Al Murdaa po përballen me gjyq në Belgjikë për shkak të trafikut të drogës. Mediat belge shkruajnë se dy figurat kryesore të mafies ballkanike, përballen me akuza të rënda nga Prokuroria.

Autoritetet belge thonë se organizata kriminale e udhëhequr nga këta dy persona ka kontrabanduar tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Europës, ka operuar me laboratorë për pastrimin e drogës dhe ka përdorur kompani “fasadë” për trafikim.

Ermir “Cinco” Ndreaj, i arrestuar në korrik në Tiranë, po përballet me kërkesë për 20 vite burg. Ndërsa për Sani Al Murdaa, prokuroria ka kërkuar 15 vite burg.

Sani Al Murdaa, i njohur si një prej trafikantëve më të mëdhenj në Belgjikë dhe lider i rrjetit të kriminalitetit që shtrihet nga Kolumbia deri në Australi, thuhet se ka investuar milionë euro në laboratorë për pastrimin kimik të kokainës dhe ka bashkëpunuar me biznesmenë të ndërtimit për largimin e mbetjeve kimike të rrezikshme. Ai shpesh quhet “Shade” për aftësinë e tij për t’u fshehur dhe shmangur hetimet policore.

Gjyqi “Kookwas” nuk përfshin vetëm Al Murdaan dhe Ndreajn, por edhe disa persona të tjerë të përfshirë në rrjetin, ku prokuroria po kërkon dënime për secilin sipas rolit të tij. Seanca vazhdon në ditët në vijim, me qëllim qartësimin e veprës dhe përgjegjësive të secilit të akuzuar. /Dosja.al

ermir “cinco” ndreaj sani “shade” al murdaa

Sondazh

Poll