Bota

“Frikësohem se kjo mund të jetë letra ime e fundit...", aktivisti i drejtohet botës nga flota që po shkon drejt Gazës

Adler shprehet më tej se ekuipazhi i flotës po përgatitet për një sulm të mundshëm, duke ndjekur procedurat dhe protokollet e tyre ndërsa shpjegon se aktivistët nuk do të rezistojnë në rast të një sulmi, duke theksuar se pjesëtarët e flotës po përpiqen të dokumentojnë çdo veprim me telefonat dhe kamerat e sigurisë “do ta transmetojmë për botën, e do të mbështetemi te ju për ta përhapur fjalën për këtë sulm kriminal”.

1 Tetor 2025, 17:20 Nga M.L
“Frikësohem se kjo mund të jetë letra ime e
Foto ilustruese

GAZA- Një nga aktivistët në flotën dhe bashkë-koordinatori i përgjithshëm i organizatës ndërkombëtare "Progressive International", David Adler publikoi në platformën X një mesazh që e përshkruan si të mundshëm “letrën e tij të fundit”, ndërsa flota po i afrohet brigjeve të Gazës.

“Frikësohem se kjo mund të jetë letra ime e fundit që ju shkruaj nga Flota Globale Sumud, tani vetëm 120 milje detare larg brigjeve të Gazës,” shkruan Adler. Ai raporton se mbrëmë disa anije luftarake izraelite frikësuan flotën e tyre, sulmuan anijet  e tyre, frikësuan ekuipazhin dhe çaktivizuan komunikimet e tyre gjithashtu.

Adler shprehet më tej se ekuipazhi i flotës po përgatitet për një sulm të mundshëm, duke ndjekur procedurat dhe protokollet e tyre ndërsa shpjegon se aktivistët nuk do të rezistojnë në rast të një sulmi, duke theksuar se pjesëtarët e flotës po përpiqen të dokumentojnë çdo veprim me telefonat dhe kamerat e sigurisë “do ta transmetojmë për botën, e do të mbështetemi te ju për ta përhapur fjalën për këtë sulm kriminal”.

Sakaq, aktivistët e flotës thonë se do të dokumentojnë çdo veprim dhe u bëjnë thirrje mbështetësve dhe mediave të përhapin informacionin. Autoritetet e sigurisë ndërkombëtare dhe organizatat humanitare do të jenë të vëmendshme për çdo njoftim për përshkallëzim të dhunës në ujë.

david adler aktivist gaza

Sondazh

Poll