Bota

Spanjë/ 80 media padisin META-n për konkurrencë të padrejtë, kërkojnë 550 milionë euro

Ato e akuzojnë gjigantin teknologjik për konkurencë të padrejtë dhe kanë kërkuar ndaj saj 550 milionë euro.

1 Tetor 2025, 13:12 Nga E.d
Spanjë/ 80 media padisin META-n për konkurrencë të
Foto ilustruse

SPANJË – Mbi 80 media kanë paditur të përfaqësuara Shoqata Spanjolle e Medias së Informacionit kanë ngrtur padi ndaj kompanisë Meta. Ato e akuzojnë gjigantin teknologjik për konkurencë të padrejtë dhe kanë kërkuar ndaj saj 550 milionë euro. Në një deklaratë, shoqata tha se e ka ngritur këtë padi kundër META-s, për mosrespektimin e saj sistematik dhe masiv, të rregullores evropiane për mbrojtjesn e të dhënave. AMI ka deklaruar se META ka injoruar kërkesën rregullatore, ku qytetarët duhet të japin pëlqimin për përdorimin e të dhënave të tyre për profilizimin e reklamave.

Rtve rapotoi se në patinë e mediave, pretendohet se përdorimi i të dhënave personale nga përdoruesit e platformave META, të gjurmuara pa pëlqimin e tyre, i kanë lejuar kompanisë amerikane hapësirë ​​reklamuese në treg në mënyrë të paligjshme. Presidenti i AMI-t, Jose Joly, ka theksuar rëndësinë e këtij veprimi të paprecedentë, i cili tregon se si gjigandi i teknologjisë ka ndërtuar pozicionin e tij dominues në tregun e reklamave duke shkelur rregulloret dhe duke shkaktuar dëm për mediat spanjolle, deri në pikën e rrezikimit të qëndrueshmërisë së tyre.

Joly shtoi se sjellje si ato të shfaqura nga META rrezikojnë mbijetesën e medias , e cila është thelbësore për cilësinë demokratike të një vendi. AMI u bëri thirrje reklamuesve në sektorin publik dhe privat që t'ua besojnë fushatat e tyre reklamuese mediave të sigurta, të besueshme dhe të përgjegjshme që respektojnë të drejtat e qytetarëve dhe janë të përkushtuara për të promovuar cilësinë demokratike të Spanjës, të gjitha në përputhje me politikat e tyre të përgjegjësisë sociale.

padi meta media

Sondazh

Poll