Bota

VIDEO/ Stuhi në Ukrainë, 9 të vdekur dhe 24 mijë persona pa energji elektrike

Raportohet se mes viktimave ka edhe fëmijë.

1 Tetor 2025, 14:46 Nga E.d
VIDEO/ Stuhi në Ukrainë, 9 të vdekur dhe 24 mijë persona pa
Foto ilustruse

UKRAINË – Një stuhi e fortë ka goditur qytetin Odesa të Ukrainës, ku si pasojë ka lënë nëntë të vdekur dhe 24 mijë person pa energji elektrike. Raportohet se mes viktimave ka edhe fëmijë. Al Jazeera shkruan se të paktën 350 persona janë shpëtuar nga nga autoritetet vendase dhe se po vijon puna për të shpëtuar të tjerët. Gennadiy Trukhanov, kryetari i bashkisë së Odesës, i cili tha se situata ishte e vështirë, por nën kontroll.

"Asnjë sistem kanalizimesh stuhie nuk mund t'i rezistojë një ngarkese të tillë", tha kryetari i bashkisë në Telegram, duke vënë në dukje se përpjekjet e shpëtimit po vazhdonin pa pushim", tha Trukhanov.

Mot më i keq parashikohet në ditët në vijim, duke e bërë Ukrainën të përballet me akoma më shumë kaos.

 

stuhi viktima odisa

Sondazh

Poll