Bota

Sulm në Gjermani/ Shpërthime dhe të shtëna me armë, një viktimë dhe një i plagosur

Pas krimit, autori i dyshuar thuhet se i ka marrë jetën vetes në zonën e Lerchenauer See.

1 Tetor 2025, 14:18 Nga E.d
Sulm në Gjermani/ Shpërthime dhe të shtëna me armë,
Foto ilustruse

GJERMANI – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Mynih të Gjermanisë, ku një person ka mbetur i vrarë dhe nje tjetër i plagosur. Bild raportoi se një burrë u gjet i vrarë dhe një tjetër i plagosur. Pas krimit, autori i ka marrë jetën vetes në zonën e Lerchenauer See.

Polica gjermane tha se viktima i vuri zjarrin shtëpisë së prindërve të tij dhe më pas u largua me makinë. Disa kurthe me mina u gjetën pranë banesës, ndërkohë që policia tha se një tjetër person konsiderohet i zhdukur. 

"Si gjithmonë, po hetojmë në të gjitha drejtimet, por supozojmë një kontekst familjar," tha zëdhënësi i policisë, Thomas Schelshorn.

Autoritetet gjermane thanë se kjo ngjarje mund të ketë lidhje edhe me festivalin e Oktoberfest-it. Aktualisht, ambientet e festivalit po kontrollohen. Ndërsa punonjësve iu është kërkuar të largohen nga Oktoberfest dhe të mblidhen në një zonë tjetër. Gjithashtu janë marr edhe masa të mëtejshme sigurie për qytetarët.

gjermani sulm oktoberfest

Sondazh

Poll