Bota

Shembja e shkollës në Indonezi/ Autoritetet në garë për të gjetur të mbijetuarit

Ekipet e shpëtimit po garojnë me kohën për të gjetur 38 personat të cilët kanë mbetur nën rrënoja.

1 Tetor 2025, 12:37 Nga E.d
Shembja e shkollës në Indonezi/ Autoritetet në garë për
Foto ilustruse

INDONEZI - Shembja e shkollës në Indonezi ka lënë pas tre viktima dhe dhjetëra të plagosur. Ekipet e shpëtimit po garojnë me kohën për të gjetur 38 personat të cilët kanë mbetur nën rrënoja. Kjo ngjarje ka shkaktuar deri më tani tre viktima dhe 99 të plagosur, ku disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Mediat e huaja raportojnë se shkolla Islamike dykatëshe në qytetin Sidoarjo u shemb papritur, ndërsa qindra nxënës ishin mbledhur në ndërtesë për lutjet e pasdites. Autoritetet thanë se nga rrënojat ende dëgjoheshin britma dhe ulërima, ndërsa të afërmit e shqetësuar që kanë qëndruar në shkollë gjatë natës, ndërkohë që prisnin lajme për të dashurit e tyre.

Sipas agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive, ndërtesa ishte në proces të shtimit të dy kateve të tjera, por nuk mund ta përballonte peshën e ndërtimit për shkak të themeleve të saj të paqëndrueshme. Guvernatori i qytetit të Sinduarjos tha se administrata e shkollës nuk kishte marrë leje për të zgjeruar ndërtesën. 

Shefja e ekipeve të shpëtimit, Emi Freezer, tha se 11 persona janë nxjerrë nga rrënojat që kur filluan përpjekjet e shpëtimit, por dy prej tyre vdiqën në spital.  Ai gjithashtu pohoi se ka një person të bllokuar që mund të komunikojë drejtpërdrejt me ekipet e shpëtimit, pavarësisht se është plotësisht i palëvizshëm dhe i bllokuar.

indonezi viktima ekipe

Sondazh

Poll