Art&Argëtim

FOTO/ Hapet hoteli super luksoz në mes të lumit, në Suedi

5 Shkurt 2020, 08:43 Nga DOSJA
FOTO/ Hapet hoteli super luksoz në mes të lumit, në Suedi

SUEDI– Një hotel super lukzos në Suedi, nuk ka të krahasuar me asgjë çfarë kemi parë nëpër hotelet me 5 yje, apo ata më të shtrenjtët në botë.

Ky mirorganizim i hotelit, i rrethuar nga uji i ngrirë është një magji e vërtetë. Çdo kush do të preferonte të kalonte disa ditë në këtë ambient fantastik.

Ky hotel i ri në Lapland Suedez tashmë ngjan mjaft i veçantë.

Pjesa kryesore e tij është një strukturë rrethore që ngjitet në lumin “Lule”, vend në cilin arrihet vetëm përmes një vendkalimi prej druri.

Në mes të kësaj ndërtese lundruese është një banjë gjigande me akull, e krijuar pikërisht për njerëzit që duan të guxojnë me të ftohtin. Pjesa tjetër e ndërtesës është e përbërë nga sauna dhe banjo.

12 dhomat e hotelit janë të vendosura rreth bregut të lumit, ku përmes dritareve të xhamit të mundësojnë një pamje komode dhe shumë relaksuese.

Ky vend i ri akomodimi, i krijuar nga arkitektët Bertil Harström dhe Johan Kauppi, përbën krijimin më të bukur mes  natyrës dhe strukturës së bërë nga njeriu.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete bertil harström hoteli luksoz johan kauppi suedi bertil harström hoteli luksoz johan kauppi suedi

Sondazh

Poll