Aktualitet

Van Horn takohet me ministrin Gogu/ Në fokus të diskutimeve shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe mekanizmat e shqyrtimit të investimeve

Në takim u diskutua për shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe mekanizmat e shqyrtimit të investimeve, që SHBA-të i konsiderojnë thelbësore.

30 Shtator 2025, 14:57 Nga E. D
Van Horn takohet me ministrin Gogu/ Në fokus të diskutimeve
pamje nga takimi

TIRANË- E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve në Ambasadën e Tiranës, Nancy Van Horn ka zhvilluar një takim me ministrin e ri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu. Lajmin për takimin e ka konfirumuar vetë Ambasada e SHBA-ve me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku thotë se në takim u diskutua për shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe mekanizmat e shqyrtimit të investimeve, që SHBA-të i konsiderojnë thelbësore.

"E ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Ministrin e ri për Marrëdhëniet me Parlamentin Toni Gogu për të kuptuar agjendën e tij ligjvënëse dhe për të identifikuar fusha që përputhen me interesat e Shteteve të Bashkuara. Ata diskutuan shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe mekanizmat e shqyrtimit të investimeve, të cilat SHBA i konsideron thelbësore në paraqitjen e një fronti të përbashkët kundër kundërshtarëve tanë dhe për të mbajtur vendet tona të sigurta," Postimi i Ambasadës së SHBA-ve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by U.S. Embassy Tirana (@usembassytirana)

nancy van horn

Sondazh

Poll