30 Shtator 2025, 11:29
Nga I.A
Delina Ibrahimaj
TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj gjatë një konference për shtyp prezantoi ecurinë e aktiviteteve të ekonomisë për 3-mujorin e dytë të 2025-s. Ministrja Ibrahimaj theksoi se rritja ekonomike është nxitur nga sektori i ndërtimit, shërbimeve ku përfshihen transporti dhe turizmi, si dhe nga industria përpunuese, përfshirë përpunimin e drurit, plastikës, letrës dhe energjisë elektrike.
Sipas saj, sektori i përpunimit ka ruajtur nivele të qëndrueshme dhe mbetet në fokus për të shmangur ngadalësimin, ndërsa inovacioni dhe teknologjia do të jenë ndër prioritetet kryesore të qeverisë në vitet e ardhshme.
E pyetur nga gazetarët për raportin e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit ku ngre shqetësim korrupsionin dhe pengesat që hasin investitorët e huaj, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit tha se me qëllim reduktimin e ekonomisë informale qeveria do të zbatojë një plan trevjeçar që synon reduktimin e përdorimit të parasë në dorë (cash), në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe institucionet bankare të vendit.
“Ky plan përfshin një seri masash që do të zbatohen gjatë tre viteve të ardhshme me synimin për të luftuar ekonominë informale, për të rritur konkurrueshmërinë e bizneseve dhe për të përmirësuar klimën e investimeve në vend.
Reduktimi i parasë “cash” është një hap i rëndësishëm drejt formalizimit të ekonomisë dhe luftës kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave. Dalja e Shqipërisë nga lista gri nga MONEYVAL para dy vitesh ishte një arritje, por tani na nevojitet një qasje më e strukturuar dhe afatgjatë për të garantuar besimin e investitorëve dhe për të ulur kostot financiare për bizneset që operojnë me tregjet ndërkombëtare. Shqipëria gjithashtu është bërë pjesë e sistemit SEPA (Zona e Pagesave në Euro), çka pritet të sjellë ulje të mëtejshme të kostove të transaksioneve financiare”, pohoi Ibrahimaj.
Indeksimi i pensioneve dhe reforma në proces
Duke iu referuar çështjeve sociale, ministrja Ibrahimaj njoftoi se është miratuar norma e indeksimit të pensioneve me 2.5%, një masë që pasqyron rritjen e çmimeve për shportën e mallrave të konsumit për pensionistët dhe që tejkalon normën e inflacionit të periudhës korrik 2024 – gusht 2025.
“Ky nuk është një rritje, por një indeksim i domosdoshëm që reflekton realitetin ekonomik. Jemi në proces reformimi të sistemit të pensioneve dhe objektivi ynë për katër vitet e ardhshme është rritja e pensionit minimal dhe atij mesatar,” deklaroi ajo.
Aktualisht nga indeksimi do të përfitojnë mbi 753 mijë pensionistë dhe mbi 143 mijë përfitues nga skema të ndryshme rimbursimi.
Në përfundim, Ibrahimaj nënvizoi synimin e qeverisë për të rritur pagën mesatare në 1,000 euro, si një tregues i zhvillimit të kapitalit njerëzor dhe modernizimit të ekonomisë./Monitor.al
delina ibrahimaj
Politike
30 Shtator 2025, 11:21
E.d
Taulant Balla
TIRANË – Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka komentuar vendimin e maxhorancës që nuk pranoi 2 ...
Politike
30 Shtator 2025, 11:04
I.A
Yuri Kim
SHBA- Ish-ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka nisur një punë të re pasi u shkarkua nga Departamenti amerikan ...
Politike
30 Shtator 2025, 10:39
I.A
Konferenca e Kryetareve
TIRANË- Kërkesat e Partisë Demokratike për dy mocione me debat në kuvend, janë rrëzuar dit&...
Politike
30 Shtator 2025, 10:21
I.A
Konferenca e Kryetareve
TIRANË- Konferenca e Kryetarëve edhe ditën e sotme është mbledhur me debate. Pas mocioneve të depozit...
Politike
30 Shtator 2025, 09:51
I.A
Zyra Islamaj
TROPOJË- Ish-kryetarja e komanduar e Bashkisë Tropojë Zyra Islamaj është marrë e pandehur nga SPAK. Sh...
Politike
30 Shtator 2025, 09:35
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Maxhoranca ka refuzuar ditën e sotme mocionin me debat të kërkuar nga Opozita ditën e djeshme. Mësohet...
Politike
30 Shtator 2025, 09:24
I.A
Edi Rama
TIRANË– Qytetarët mund të kryejnë pagesën e taksave të mjeteve përmes portalit e-Albania. Kryeminist...
Politike
29 Shtator 2025, 22:18
I.A
Monika Kryemadhi
TIRANË- Monika Kryemadhi deklaroi se hetimi për Ilir Metën ka nisur nga Erion Veliaj dhe portalet e financuara prej tij.&nb...
Politike
29 Shtator 2025, 21:59
I.A
Monika Kryemadhi
TIRANË- Monika Kryemadhi është pyetur nëse ia ndjen mungesën Ilir Metës. E ftuar në emisionin 'Ç...
Politike
29 Shtator 2025, 21:51
E. D
Monika Kryemadhi
TIRANË- Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka deklaruar se Altin Dumani u vendos në krye të SPAK, vetëm sepse u premtoi nd...