Politike

Përse mazhoranca nuk pranon kërkesën e opozitës për mocion me debat? Balla: Të riformulojnë kërkesën në bazë të rregullores

Balla tha për gazetarët se shpreson se deri të enjten, kolegët deputet të opozitës të kenë riformuluar kërkesën dhe ta kenë sjellë në përputhje me nenin 98 të rregullores.

30 Shtator 2025, 11:21 Nga E.d
Përse mazhoranca nuk pranon kërkesën e opozitës për
Taulant Balla

TIRANË – Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka komentuar vendimin e maxhorancës që nuk pranoi 2 kërkesat e Opozitës për mocion me debat. Duke folur për mediat, Balla tha se opozita duhet ta bëj kërkesën në bazë të rregullores, në mënyrë që mazhoranca të pranojë kërkesën e saj për mocion në debat.

Balla tha për gazetarët se shpreson se deri të enjten, kolegët deputet të opozitës të kenë riformuluar kërkesën dhe ta kenë sjellë në përputhje me nenin 98 të rregullores. Sipas tij nëse kërkesa paraqitet në këtë format ata do ta miratojnë.

“Kërkoi mocion debat për programin qeverisës në vijim dhe 4 çështje të tjera. I kam kërkuar kolegëve të opozitës, në një moment na u tha se duam debat për integrimin. Thashë bini kërkesën për çështjen, shumë shpejt do na bjerë radha për progres raportin, dhe ta sjellin në përputhje me rregulloren. Përpjekje nga seanca e parë, edhe nga kryetari i kuvendit edhe nga ne si shumicë që në këtë fillim legjislature të ndahemi nga eksperienca e vjetra dhe ta fusim punën në kuvend institucional. Shpresoj që deri të enjten, kur do të jetë seanca, kolegët deputetë të opozitës ta kenë riformuluar kërkesën, ta sjellë në përpyuthje me nenin 98 të rregullores dhe do ta miratojmë,” tha Balla.

taulant balla opozita kuvend

Sondazh

Poll