Sport

Legjenda Alan Shearer: "Pronarët e Manchester United janë të paralizuar"...

Ish-golashënuesi komenton situatën aktuale në Old Trafford

30 Shtator 2025, 11:00 Nga DOSJA
Legjenda Alan Shearer: "Pronarët e Manchester United janë të
Alan Shearer

ANGLI - Është një tjetër zë që i bashkohet stuhisë mediatike rreth Ruben Amorim dhe Manchester United. “Djajtë e Kuq” humbën përsëri, këtë herë ndaj Brentford (1-3), dhe reja e shkarkimit përsëri ngrihet mbi Old Trafford.

Për Alan Shearer-in e famshëm, ish-golashënuesin anglez, pronarët e klubit janë… të paralizuar. "Do të ishte e tmerrshme të pranonim një tjetër gabim dhe të shkarkonim Amorimin.

Pronarët e klubit duken të paralizuar nga seria e gabimeve që kanë bërë gjatë 18 muajve të fundit", tha ai për podkastin 'The Rest is Football'. “Amorim është nën një presion të jashtëzakonshëm dhe është shumë me fat që është ende në stolin e Manchester United”, përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll