Sport

Trajneri i Galatasarayt dhe dita kur Mourinho ia shtrëngoi hundën: "E ekzagjerova pak..."

Okan Buruk kishte një marrëdhënie të ndërlikuar në Turqi me trajnerin e tanishëm të Benfica-s.

30 Shtator 2025, 10:30 Nga DOSJA
Trajneri i Galatasarayt dhe dita kur Mourinho ia shtrëngoi hundën:
Mourinho ia shtrëngoi hundën Okan Burukut në një ndeshje të Kupës së Turqisë

TURQI - Okan Buruk kujtoi ditën kur José Mourinho e kapi nga hunda. Incidenti bëri bujë në mbarë botën dhe ndodhi në prill të këtij viti, në çerekfinalet e Kupës së Turqisë, një ndeshje që Fenerbahçe e humbi 2-1 ndaj Galatasarayt.

Trajneri portugez përfundoi duke u pezulluar për tre ndeshje dhe trajneri i Galatasarayt tani pranon, në një intervistë me The Athletic, se e teproi pak.

"Ishte si një lojtar, rashë përtokë", kujtoi Okan Buruk me të qeshur. "E teprova paksa. Por nuk e prisja diçka të tillë prej tij. Po shtrëngoja duart me gjyqtarët, duke shkuar në anën tjetër për të festuar fitoren tonë, dhe ai erdhi drejt meje. Normalisht, shtrëngonim duart."

Buruk, i cili në fund fitoi titullin, duke e lënë Fenerbahçen në vendin e dytë, pranoi se ishte "shumë e vështirë" të përballej me trajnerin portugez. "Kur ai nënshkroi për Fenerbahçen, filloi të fliste shumë. Ai provoi shumë gjëra, por në fund, ne ishim më të mirë se ai. Unë isha më i mirë se ai. Ne fituam titullin kundër tij. E mundëm dy herë në stadiumin e tij! Fatkeqësisht, ai nuk është këtu këtë vit; ne shpresonim të luanim më shumë ndeshje kundër tij."

Trajneri i Galatasarayt kritikoi gjithashtu stilin e Mourinhos, duke thënë se trajneri portugez i Benficas nuk ka arritur të evoluojë. "Ai nuk është më aq i përqendruar sa dikur, nuk mendon për futbollin siç mendonte dikur.

Ai kurrë nuk e ka ndryshuar stilin e tij si trajner. Ai është një figurë e rëndësishme, ka një karizëm shumë të fortë, por në terma të futbollit, ne duhet të përmirësohemi çdo vit. Ndoshta problemi i tij është se nuk ka evoluar si trajner."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll