Sport

Klubi modest i një fshtati në Detin Balltik po jeton një "përrallë" dhe është në prag të titullit…

Skuadra e Mjällby po surprizon konkurrencën në futbollin suedez dhe kryeson kampionatin me një avantazh prej 11 pikësh

30 Shtator 2025, 09:30 Nga DOSJA
Klubi modest i një fshtati në Detin Balltik po jeton një
Skuadra Mjällby që kryeson kampionatin suedez

SUEDI - Mjällby, një klub modest nga një fshat peshkatarësh në Detin Baltik, është në prag të shpalljes kampion në ligën më të lartë të futbollit të Suedisë. Në këtë pikë, me pesë raunde të mbetura në Allsvenskan, ata mbajnë një epërsi prej 11 pikësh ndaj Hammarby, i vendit të dytë.

Me një ekip lojtarësh vendas, trajneri është drejtor i një shkolle në qytetin me rreth 800 banorë, dhe skauti është postier, sipas Associated Press. Nëntë vjet më parë, klubi ishte në prag të rënies në divizionin e katërt.

"Nëse e fitojmë ligën, nuk mund ta imagjinoj asgjë që i afrohet këtij arritjeje. Duke pasur parasysh madhësinë e klubit, kushtet tona, fuqinë tonë financiare... Askush nuk i është afruar ndonjëherë kësaj", pranoi presidenti i klubit, Magnus Emeus.

Me një buxhet që presidenti beson se është një e teta e asaj që Malmö - kampionët në fuqi - kanë në dispozicion, të gjithë në fshat duket se po jetojnë një përrallë. "Shpesh na pyesin: 'Si po ia dalim mbanë?' Është e rëndësishme të themi se kemi punuar shumë për vite me radhë", zbuloi Jacob Lennartsson, drejtor i Mjällby.

Klubi ka vetëm një humbje, është ai me më shumë gola të shënuar (28) dhe më pak të pësuar (17). Të dielën ata mposhtën Brommapojkarna-n dhe arritën fitoren e tyre të 18-të në këtë garë.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll