Sport

Rummenigge: “Urime Stuttgartit që gjeti një 'idiot' që pagoi kaq shumë për Woltemade!”

Sulmuesi gjerman, i cili ishte shënjestër e Bayern Munich, ishte blerja më e shtrenjtë e Newcastle këtë verë.

30 Shtator 2025, 10:00 Nga DOSJA

Rummenigge: “Urime Stuttgartit që gjeti një 'idiot'

GJERMANI - Bayern Munich donte të nënshkruante me Nick Woltemade gjatë verës, por sulmuesi gjerman i Stuttgartit përfundoi duke shkuar te Newcastle, ku u bë transferimi më i shtrenjtë i klubit anglez ndonjëherë, duke kushtuar 85 milionë euro, plus pesë milionë për gola.

Karl-Heinz Rummenigge, ish-drejtori ekzekutiv i bavarezëve dhe një ish-yll i futbollit gjerman, tani thotë se Bayern bëri mirë që nuk iu dorëzua kërkesave financiare të Stuttgartit.

"Kur historia e Woltemade dhe kërkesat e Stuttgartit dolën në dritë, u thashë Uli-t, Herbert Hainer-it, Jan Dreesen-it dhe Max Eberl-it (drejtorëve të Bayern-it):

'Djema, po arrijmë dimensione që nuk i konsideroj më të pranueshme. Dhe nuk duhet t'i përmbushim të gjitha kërkesat vetëm për të kënaqur dikë, veçanërisht financuesit e Stuttgartit", shpjegoi Rummenigge.

"Më në fund, Woltemade shkoi në Angli për disa para më shumë. Mund të përgëzoj vetëm Stuttgartin që gjeti një (në thonjëza) një 'idiot' që pagoi kaq shumë para, sepse ne sigurisht nuk do ta kishim bërë këtë në Mynih", përfundoi ai.

Sulmuesi ka shënuar tre gola në 10 ndeshje. Dje ai shënoi kundër Arsenalit, por nuk arriti të parandalonte humbjen 2-1 të ekipit të tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll