Aktualitet

I vjedhin kartën e identitetit në Shqipëri, bllokohet emigranti në SHBA

Familjarët u interesuan në njësinë administrative Miras Devoll, te gjendja civile ku u informuan se personi me të dhënat e vëllait ishte arrestuar, por në foto ishte një person tjetër që nuk përputhej me emigrantin.

29 Shtator 2025, 21:40 Nga E. D
I vjedhin kartën e identitetit në Shqipëri, bllokohet emigranti
foto ilustruese

TIRANË- Motra e një emigranti të paligjshëm në SHBA ka denoncuar një ngjarje shqetësuese në emisionin “Stop” në Tv Klan, vjedhjen e ID-së së vëllait të saj. Gjatë përpjekjeve për t’u pajisur me dokumente në SHBA, ku kërkohet edhe ID shqiptare, emigranti ka hasur një problem në sistemin e-Albania. Të dhënat e tij dolën të bllokuara në sistem.

Familjarët u interesuan në njësinë administrative Miras Devoll, te gjendja civile ku u informuan se personi me të dhënat e vëllait ishte arrestuar, por në foto ishte një person tjetër që nuk përputhej me emigrantin.

Emisioni “Stop” zbuloi se kush ishte përgjegjës për vjedhjen e ID-së së emigrantit në SHBA. Familjarët, duke tentuar të rregullojnë këtë situatë, bënë denoncim në polici dhe në gjendjen civile. Por pas një viti e gjysmë, nuk gjetën zgjidhje.

Pas ndërhyrjes së “Stop”, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile e zgjidhi rastin. Sistemi i të dhënave u zhbllokua dhe emigranti mund të aplikojë për ID në 3-Albania, duke përmbyllur kështu një problem që i kishte zënë frymën prej kohësh./Tvklan

emigranti

Sondazh

Poll