29 Shtator 2025, 20:20
Nga DOSJA

TIRANË- Ngjitur me digën e Liqenit Artificial ka nisur ndërtimi i një kompleksi me 5 kulla. Bëhet fjalë për një projekt masiv të quajtur Tirana Lake, i cili ka 5 kulla me një sipërfaqe totale ndërtimi prej 228.3 mijë metër katrorë.

Projekti Tirana Lake
Kompania ndërtuese e kompleksit është Building Construction Invest. Kjo kompani është themeluar në shtator të vitit 2021 nga Ilir Merja. Por më pas kompania ndërroi disa herë duar. Fillimisht Ilir Merja ja shiti kompaninë për 5 milionë lekë një shoqërie aksionare të quajtur BA Investment, e cila zotërohet nga Nexhip Hajdëraj, një ish naftëtar, punonjës i ARMO-s.
BA Investment qëndroi vetëm për tre muaj pronare e shoqërisë. Në shkurt të vitit 2022, ajo e shiti Building Construction tek një kompani e quajtur MAT & Nat, e cila zotërohet nga Ardian Avdalli. çmimi i shitjes këtë herë ishte 10 milionë lekë.
Por edhe Avdalli, nuk ishte caktuar si pronari fundor i projektit Tirana Lake. Në fund të vitit 2023, kompania Building Construction u shit sërish. Këtë herë blerësi ishte shoqëria AMAR, e Armand Lilos dhe çmimi i shitjes ishte 12.5 milionë euro.

Sipas kontratës së shitjes, Avdalli përfitoi 500 mijë euro menjëherë me nënshkrimin e kontratës, ndërsa pjesën tjetër prej 12 milionë eurosh do ta marrë në natyrë me sipërfaqe ndërtimore.
Projekti
Projekti Tirana Lake shtrihet në një sipërfaqe trualli prej 32.5 metër katrorë. Një pjesë të tij, rreth 2100 metër katrorë, shoqëria Building Construction e bleu nga shteti përmes një kontrate me Ministrinë e Financave për vlerën 143 milionë lekë ose rreth 68 mijë lekë për metër.

Me te verdhe, vendi ku do te ndertohet kompleksi Tirana Lake
Projekti parashikon ndërtimin e 5 kullave 17 katëshe, të cilat i shtohet kompleksit të kullave që po ngrihet me shpejtësi në atë zonë, pavarësisht kundërshtive publike për betonizimin e Liqenit, por edhe shqetësimet për sigurinë.

Në vitin 2015, socialistët kundërshtuan fort ndërtimin e një kompleksi nga kompania Gener 2 nën Digën e Liqenit, duke protestuar edhe para Gjykatës Administrative. Leja për këtë projekt ishte dhënë nga Lulzim Basha dhe sipas socialistëve, me në krye ish kryetarin e Bashkisë të shkarkuar tashmë, Erion Veliaj, projekti rrezikonte sigurinë e digës së Liqenit.
Por gjykata e vlerësoi lejen e projektit si të ligjshme dhe shqetësimi i Rilindasve për liqenin u shua, deri në pikën që më pas filluan vetë të jepnin leje për beton masiv nën digën e Liqenit./Kapitali.al
armand lilo
900 0 1759162496xliqeni 154
900 0 1759162580xshitja 670
900 0 1759162477xtirana lake 819
900 0 1759162767xmandi 950
Aktualitet
29 Shtator 2025, 19:54
E. D
foto ilustruese
TEPELENË- Detaje të reja vijojnë të dalin nga ekzekutimi i i biznesmenit italian Eduardo Sarchit. Bëhet me d...
Aktualitet
29 Shtator 2025, 19:11
E. D
Kamber Sulçaj
TEPELENË- Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim autorin e vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchit....
Aktualitet
29 Shtator 2025, 17:33
Elton Qyno
TIRANË- Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin për gazetarin Elton Qyno. Masa e sigurisë "Detyrim paraqitje" që SPAK...
Aktualitet
29 Shtator 2025, 17:38
E. D
i riu
VLORË- Mbledhja e Këshillit bashkiak të Vlorës ditën e sotme u ndërpre nga një protestë e dhunshme...
Aktualitet
29 Shtator 2025, 17:19
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi i ka dërguar më 17 shtator notë verbale [kërke...
Aktualitet
29 Shtator 2025, 16:43
Administrata Tatimore
Administrata Tatimore rikujton tatimpaguesit se në zbatim të ligjit për "faturimin dhe sistemin e monitorimit të ...
Aktualitet
29 Shtator 2025, 15:44
E. D
foto ilustruese
TIRANË- GJKKO ka dënuar me 8 vite burg Shkëlzen Dacin, i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike n&eum...
Aktualitet
29 Shtator 2025, 15:04
E. D
Kamber Sulçaj
TEPELENË- Personi që shihni në foto është Kamber Sulçaj, autori i vrasjes së biznesmen...
Aktualitet
29 Shtator 2025, 14:58
E. D
pamje nga vendngjarja
TEPELENË- Dinamika e vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchit, është zbardhur nga policia. Gjithashtu ...
Aktualitet
29 Shtator 2025, 14:39
I.A
Edoardo Sarchi
TEPELENË- Policia ka zbardhur vrasjen e biznesmenit italian, Edoardo Sarchi, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë...