Aktualitet

FOTO/ Aksident në Vlorë, tre makina përplasen në rrugën Transballkanike

Mësohet se tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

29 Shtator 2025, 20:26 Nga E. D
FOTO/ Aksident në Vlorë, tre makina përplasen në rrugën
pamje nga aksidenti

VLORË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë në rrugën Transballkanike. Mësohet se tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. 

Siç shihet edhe në pamje, nga përplasja e fortë makinat janë shkatërruar në pjesën e parme. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për hetimet e plota të ngjarjes.

aksident në vlorë

Sondazh

Poll