Aktualitet

Iu sekuestruan asete me vlerë 3 mln euro/ Kush është noterja e 'zhytur' në luks, Sanja Telhallari 2 herë pre e grabitjeve

Këto asete të sekuestruara me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, dyshohet se janë përfituar nga burime kriminale. Asetet e sekuestruara në emër të notetes janë 13 pasuri të paluajtshme si dhe 5 llogari bankare. 

29 Shtator 2025, 12:12 Nga I.A
Iu sekuestruan asete me vlerë 3 mln euro/ Kush është noterja e
Sanja Telhallari

TIRANË- 3 milionë euro asete i janë sekuestruar ditën e sotme prokurores, Sanja Telhallari. Këto asete të sekuestruara me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, dyshohet se janë përfituar nga burime kriminale. Asetet e sekuestruara në emër të notetes janë 13 pasuri të paluajtshme si dhe 5 llogari bankare. 

Por kush është noterja Sanja Telhallari?

Noterja nukë shtë një emër i panjohur për mediat apo për autoritetet në vend. Kjo për shkak se ajo ka rënë pre 2 herë e grabitjeve në të shkuarën. Vetëm 2 muaj më para, noteres i kanë hyrë në banesën e saj, në vilën në zonën e "Rolling Hills" me vlerë mbi 1.5 milionë euro. Autorët i kanë marrë mbi 500 mijë euro cash, ora luksoze të markave Rolex dhe Breitling, çanta të shtrenjta, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë qindra mijëra euro.

Por kjo nukë shtë hera e parë që noterja përballet me grabitje. Pasi dy vite më parë në zonën e Astirit, një person t'i grabisë makinën luksoze tip "Mercedes G Class". Telhallari ishte asokohe e ulur në një lokal me bashkëshortine saj, kur një person u rrëmbeu çelësat e makinës nga tavolina dhe vrapoi të grabiste makinën që ishte parkuar aty pranë. Noterja dhe burri i saj e ndoqën duke arritur ta ndalojnë deri sa në vendngjarje erdhi edhe policia. Në pranga lidhur më atë ngjarje u vu një 28-vjeçar./Dosja.al

sanja telhallari

Sondazh

Poll