Aktualitet

Parandalohet trafikimi i 14-vjeçares drejt Kosovës, arrestohen në Morinë 2 të rinjtë

E mitura ishte shpallur ditën e djeshme si e zhdukur, pas denoncimit të prindërve të saj në Durrës.  

29 Shtator 2025, 11:18 Nga I.A
Parandalohet trafikimi i 14-vjeçares drejt Kosovës, arrestohen
Foto Ilustruese

MORINË- Trafikimi i një 14-vjeçareje është parandaluar ditën e sotme në Morinë. Mësohet se dy të rinj 22 dhe 18 vjeç, po tentonin që të kalonin drejt Kosovës një vajzë 14 vjeçe. E mitura ishte shpallur ditën e djeshme si e zhdukur, pas denoncimit të prindërve të saj në Durrës.  

Njoftimi i Policisë:

Tentoi të kalonte në kufi, një shtetase të mitur, me qëllim trafikimin e saj në Kosovë, arrestohet në flagrancë 22-vjeçari. Arrestohet dhe pasagjeri në automjetin e 22-vjeçarit, për moskallëzim të krimit. Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë ndaluar në dalje të RSh-së, automjetin me drejtues shtetasin E. G., 22 vjeç, i cili udhëtonte me shtetasin A. K., 18 vjeç, dhe me një shtetase 14 vjeçe. Nga hetimet dyshohet se shtetasi E. G. po tentonte ta kalonte në kufi, 14-vjeçaren, me qëllim trafikimin e saj në Kosovë.

trafikim femijesh

Sondazh

Poll