Aktualitet

Apeli i GJKKO i heq masën e sigurisë avokatit Besart Logu, por i ndalon të ushtrojë profesionin

Në seancën e sotme, Apeli vendosi që Logu të lihet i lirë, por i ka ndaluar atij që të ushtojë profesionin. 

29 Shtator 2025, 11:48 Nga I.A
Apeli i GJKKO i heq masën e sigurisë avokatit Besart Logu, por i
Besart Logu

TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme i ka hequr masën e sigurisë 'arrest shtëpie' avokatit Besart Logu. Në seancën e sotme, Apeli vendosi që Logu të lihet i lirë, por i ka ndaluar atij që të ushtojë profesionin. 

"Ndryshimin e Vendimit Nr. 92, datë 11.09.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar. Caktimin ndaj Z. B.L. të masës së sigurimit ndalues të parashikuar nga neni 243 i Kodit të Procedurës Penale, duke urdhëruar ndalimin e përkohshëm të ushtrimit të profesionit të avokatisë. Urdhërohet sekretaria gjyqësore që një kopje të këtij vendimi t’i njoftohet Dhomës Kombëtare të Avokatisë”, thuhet në vendimin e Apelit të GJKKO.

Avokati Besart Logu akuzohet se ka marrë 8 mijë euro nga një klient i tij për ta liruar me qëllim që t’ia jepte gjyqtarit dhe prokurorit të çështjes sipas dyshimeve. Akuza ndaj Logut ëshë “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Vetë avokati i ka mohuar akuzat e ngritura publikisht, si të pabazuara në prova.

besart logu

Sondazh

Poll