Aktualitet

Pas dorëheqjes së Sulejmanit/ Eduart Merkaj emërohet si drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

Emërimi i Merkajt vjen pas dorëheqjes së ish-drejtorit Florjan Sulejmani. 

29 Shtator 2025, 09:50 Nga I.A
Pas dorëheqjes së Sulejmanit/ Eduart Merkaj emërohet si drejtor
Eduart Merkaj

TIRANË- Eduart Merkaj është emëruar si drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në vend. Emërimi i Merkajt vjen pas dorëheqjes së ish-drejtorit Florjan Sulejmani. 

Eduart Merkaj ka qenë drejtor i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit, nga 4 janari 2019 deri në muajin korrik 2022. Ai ka mbajtur poste të tjera të rëndësishme në strukturat ligjzbatuese, përfshirë Policinë Kriminale, Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat dhe gjithashtu ka qenë pjesë e SHISH dhe struktura të hetimit të korrupsionit.

Florjan Sulejmani i ka dorëzuar dorëheqjen më 9 korrik ministrit të Brendshëm të atershëm, Ervin Hoxha. Shkaqet e dorëheqjes së Sulejmanit ende nuk dihen. Ndërkohë që ndaj tij rëndon dhe akuza e shpërdorimit të detyrës nga Prokuroria e Beratit. 

eduart merkaj florjan sulejmani

Sondazh

Poll