Aktualitet

Aksident në aksin Elbasan-Cërrik, 5 persona të lënduar

Nga përplasja ndodhen 5 persona të plagosur, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 

28 Shtator 2025, 19:34 Nga I.A
Aksident në aksin Elbasan-Cërrik, 5 persona të lënduar
Foto Ilustruese

ELBASAN- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Cërrik. Mësohet se nga aksidenti i drejtuar nga një 71-vjeçar është përplasur me një makinë tjetër. Nga përplasja ndodhen 5 persona të plagosur, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Informacion paraprak Në aksin rrugor "Elbasan–Cërrik", në fshatin Valas, automjeti me drejtues shtetasin B. V., 71 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. C., 29 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, si dhe tre pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin M. C. Të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vijon veprimet për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

aksident ne elbasan

Sondazh

Poll