Aktualitet

EMRI/ Arrestohet 37-vjeçari në Tiranë, i dënuar me 7 vite burg për mashtrim kompjuterik

I arrestuar është Denis Trungu, 37 vjeç, banues në Tiranë.

28 Shtator 2025, 10:44 Nga E.d
EMRI/ Arrestohet 37-vjeçari në Tiranë, i dënuar me 7 vite
Foto ilustruse

TIRANË – Një 37-vjeçar i cili ka kryer mashtrim kompjuterik, është arrestuar sot nga policia. I arrestuar është Denis Trungu, 37 vjeç, banues në Tiranë. Trungu, sipas policisë ka qenë i dënuar më parë edhe për dy vepra të tjera penale. Ai u arrestua në Kombinat, ndërkohë që gjykata e ka dënuar me vendim të formës së prerë, 37-vjeçarin, me 7 vjet burgim për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”.

Njoftimi i Policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Final”. Kapet në Kombinat, një 37-vjeçar i dënuar me 7 vite burgim për mashtrim kompjuterik. 37-vjeçari i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale. Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Kibernetik, si rezultat i një pune të mirorganizuar operacionale në kuadër të operacionit “Final“ në Kombinat, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Denis Trungu., 37 vjeç, banues në Tiranë.Gjykata e ka dënuar me vendim të formës së prerë, 37-vjeçarin, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

37-vjeçar 7 vjet burgim mashtrim kompjuterik

Sondazh

Poll