Aktualitet

Shiste kokainë dhe mbante armë me vete, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

Gjatë kontrollit policia i gjeti dhe lëndë narkotike e cila dyshohet të jetë kokainë, një armë të ftohtë dhe një municion luftarak.

28 Shtator 2025, 09:26 Nga E.d
Shiste kokainë dhe mbante armë me vete, arrestohet 48-vjeçari
Foto ilustruse

TIRANË – Një 48-vjeçar i cili shiste kokainë dhe mbante sende të paligjshme është arrestuar sot nga policia. Gjatë kontrollit policia i gjeti lëndë narkotike e cila dyshohet të jetë kokainë, një armë të ftohtë dhe një municion luftarak. Policia ka sekuestruar objektet, ndërkohë që mbi 48-vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa lejë e armëve të ftohta”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Njoftimi i Policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara, se një shtetas posedonte sende të jashtëligjshme në banesën e tij, kanë organizuar punën me qëllim dokumentimin e rastit.
Gjatë kontrollit të banesës të shtetasit A. B, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 armë e ftohtë, dhe municion luftarak.
Në përfundim të veprimeve proceduriale u bë arrestimi i shtetasit A. B., 48 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa lejë e armëve të ftohta”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

kokainë 48-vjeçari tiranë

Sondazh

Poll