Aktualitet

VIDEO/ Po transportonte 27 kilogramë kokainë, arrestohet 47-vjeçari shqiptar në Itali

Pas kontrollit të bërë nga policia, rezultoi që ai e kishte fshehur lëndën narkotike nën sediljet e përparme, si në anën e shoferit ashtu edhe në atë të pasagjerit.

28 Shtator 2025, 13:13 Nga E.d
VIDEO/ Po transportonte 27 kilogramë kokainë, arrestohet
Foto ilustruse

ITALI – Policia italiane ka arrestuar një 47-vjeçar shqiptar pasi mbante në makinë 27 kilogramë kokainë. Pas kontrollit të bërë nga policia, rezultoi që ai e kishte fshehur lëndën narkotike nën sediljet e përparme, si në anën e shoferit ashtu edhe në atë të pasagjerit.

Brenda tyre kishte pasur 24 blloqe kokaine, me një total prej 27.60 kilogramësh, e cila dyshohet se po transportohej. Gjatë operacionit, u sekuestrua kokaina, automjeti i përdorur për transportimin e drogës dhe dy telefona. 

Pas kësaj ai u arrestua dhe u dërgua në burgun Piazza Lanza  në Catania. Grandangoloa grigento raportoi se gjatë momentit të arrestimit, shqiptari 47-vjeçar u shfaq i panikosur dhe tentoi të gënjente policinë.

 

 

kokainë shqiptar itali

Sondazh

Poll