Sport

Çmenduria e ish-lojtarit të Interit në Turqi, godet me shuplakë shokun e skuadrës - Video

Mesfushori turk Caner Erkin tani është kapiten i Sakaryasporit.

27 Shtator 2025, 13:00 Nga DOSJA

Çmenduria e ish-lojtarit të Interit në Turqi, godet me

TURQI - Çmenduri në Turqi e Caner Erkin. Ish-mesfushori i Interit është rikthyer në shtëpi, por ishte protagonist i një episodi të pazakontë.

Gjatë ndeshjes së fundit të ligës së skuadrës së tij Sakaryaspor, e cila luan në divizionin e dytë turk dhe u mund 4-1 në Pendikspor, Erkin u përjashtua nga fusha për shkak se goditi me shuplakë një shok skuadre.

E gjitha filloi në minutën e 76-të, me rezultatin 3-1, kur ish-lojtari i zikaltërve u thirr në mënyrë të vrazhdë nga një shok skuadre.

Në përgjigje, Erkin, i cili është gjithashtu kapiten i skuadrës, u përlesh ballë për ballë me lojtarin dhe e qëlloi me shuplakë, duke i detyruar pjesën tjetër të lojtarëve të Sakaryaspor të ndërhynin, për të parandaluar probleme të mëtejshme.

Kuptohet kartoni i kuq nuk mungoi nga gjyqtari…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll