Sport

Zbulohen votat për “Topin e Artë”: diferenca midis Dembélé dhe Yamal është e madhe...

Numri i votave të marra nga secili lojtar është zbuluar nga 'France Football': ja dhjetëshja e plotë me ndryshimet midis çdo vendi

27 Shtator 2025, 12:00 Nga DOSJA

Zbulohen votat për “Topin e Artë”: diferenca midis

FRANCE - Ousmane Dembélé ka fituar “Topin e Artë” 2025. Kjo është sipas të dhënave të publikuara nga 'France Footaball'  mbi votat e marra nga futbollistët në “Top 10” më të mirët, disa ditë pas ceremonisë ku sulmuesi francez i PSG-së triumfoi. 

Donnarumma e mposht Nuno Mendes, me diferencë një vote!

Nuno Mendes mbyll dhjetëshen e parë në vendin e dhjetë me 171 vota. Gianluigi Donnarumma e tejkalon ish-shokun e tij të skuadrës në PSG me vetëm një votë diferencë, duke u renditur i nënti me 172 vota. Para tij është Cole Palmer (211 vota), Kylian Mbappé (378 vota), Achraf Hakimi (484 vota) dhe Raphinha në vendin e pestë me 620 vota.

Dembélé fiton me shumicë dërrmuese ndaj Yamal: ja numri i votave

Salah përfundoi i katërti  me 657 vota, menjëherë pas vendit të tretë të Vitinhas me 703 vota. Lamine Yamal përfundoi i dyti me 1.059 vota, mes polemikave nga babai i tij. Diferenca midis atij dhe Dembélé është  e qartë, duke konfirmuar fitoren absolute të francezit: ai mori 1.380 vota, 321 pikë përpara  spanjolit të ri.

Ky është një ndryshim i rëndësishëm, i treti më i madh në dekadë midis vendit të parë dhe të dytë në “Ballon d'Or”, pasi diferenca e vitit të kaluar midis Rodrit dhe Vinicius  ishte vetëm 41 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll