Sport

VIDEO/ Icardi e çon Galatasarayn në ‘qiell’ me një goditje magjike me thembër...

Kjo ndodhi në ndeshjen e parë të javës së shtatë të ligës turke, duke i çuar ata në krye të tabelës së renditjes me një total perfekt prej 21 pikësh.

27 Shtator 2025, 08:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Icardi e çon Galatasarayn në ‘qiell’ me një

TURQI - Mauro Icardi e ngriti Galatasarayn në “qiell”. Falë një goditjeje magjike nga sulmuesi argjentinas, skuadra e Okan Buruk fitoi 1-0 ndaj Alanyaspor.

Kjo ndodhi në ndeshjen e parë të javës së shtatë të ligës turke, duke i çuar ata në krye të tabelës së renditjes me një total perfekt prej 21 pikësh.

Goli i ish-lojtarit të Interit erdhi në minutën e 23-të, i asistuar nga mbrojtësi i Bregut të Fildishtë, Wilfried Singo (ish-lojtar i Torinos).

Icardin shënoi golin e tij të pestë në gjashtë ndeshje në ligë këtë sezon (mesatarisht një gol çdo 63 minuta) dhe të arrijë 66 gola në 94 paraqitje për Galatasarayn.

Dëmtimi i rëndë që pësoi në nëntor të vitit të kaluar duket se është lënë pas përgjithmonë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll