Sport

Atletico-Real, Baena ritakohet me Valverden: dy vjet më parë përfunduan me grushte!...

Uruguajiani e goditi lojtarin e atëhershëm të Villarrealit në garazhin e Bernabeut, por u lirua nga akuzat për mungesë provash.

27 Shtator 2025, 10:30 Nga DOSJA

Atletico-Real, Baena ritakohet me Valverden: dy vjet më parë

SPANJE - Derbi i sotëm do të jetë derbi i parë i Madridit për Alex Baena, i cili do të përballet me Federico Valverde. Të dy u përfshinë në një incident të pakëndshëm dy vjet më parë që u përshkallëzua në një përleshje pas ndeshjes.

Në prill të vitit 2023, në fund të një ndeshjeje Real Madrid-Villarreal, mesfushori uruguajan priti kundërshtarin e tij në parkingun e Bernabeu dhe e goditi me grusht në fytyrë. Sipas raportimeve, zemërimi i Valverde shpërtheu pas disa fjalëve të Baenas gjatë ndeshjes: "Më thuaj tani çfarë the për djalin tim", thuhet se bërtiti mesfushori i Real Madrid para se të godiste lojtarin aktual të Atlético, i cili pësoi një ënjtje të lehtë të mollëzës.

Grindja mes të dyve lindi gjatë ndeshjes së Kupës së Mbretit po atë vit midis Los Blancos dhe Villarrealit, kur Baena thuhet se i tha Valverdes: "Po qan tani që fëmija yt nuk ka lindur", duke iu referuar vështirësive të shtatzënisë së gruas së tij. Këto ishin vërejtje të neveritshme që mesfushori sulmues spanjol i ka mohuar gjithmonë.

Valverde u lirua nga akuzat tre muaj pas incidentit nga Komiteti Disiplinor, sepse nuk kishte prova për ta inkriminuar atë. Nëse do të ishte shpallur fajtor, lojtari i Real Madridit do të përballej me një pezullim prej pesë ndeshjesh.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll