Sport

VIDEO / Kane i papërmbajtshëm, Bayerni shkatërron 4-0 Werder Bremen!

Pas pesë ndeshjeve të luajtura, Bayerni shkon në kuotën e 15 pikëve, pesë më shumë se vendi i dytë Dortmundi që ka 10 pikë, por me një ndeshje më pak të luajtur.

27 Shtator 2025, 00:41 Nga DOSJA
VIDEO / Kane i papërmbajtshëm, Bayerni shkatërron 4-0 Werder

GJERMANI - Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat të thellë 4-0 në shtëpi ndaj Werder Bremenit në kuadër të javës së pestë në elitën e futbollit gjerman. Kane pati një rast ideal në minutën e pestë për të kaluar Bayernin në epërsi, por portieri mysafir ia mohoi golin yllit anglez.

Bavarezët kaluan në epërsi në minutën e 22-të kur goditjen e fuqishme të Jonathan Tah e devijoi me trup Luis Diaz për rezultatin 1-0. Pak çaste pa përfunduar pjesa e parë, Bayerni realizoi edhe golin e dytë përmes Harry Kane i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë për 2-0.

Në pjesën e dytë Kane ishte sërish protagonist duke shënuar golin e tij të dytë personal në këtë takim dhe të tretin për Bayernin në minutën e 65-të (3-0). Një tjetër rast të mirë shënimi Bayerni e pati në minutën e 77-të përmes Michael Olise, por golin atij ia mohoi portieri Karl Hein. Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit vendasit ia dolën të shënojnë edhe një herë tjetër, kësaj radhe përmes Konrad Laimer i cili realizoi për rezultatin përfundimtar 4-0.

Pas pesë ndeshjeve të luajtura, Bayerni shkon në kuotën e 15 pikëve, pesë më shumë se vendi i dytë Dortmundi që ka 10 pikë, por me një ndeshje më pak të luajtur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll