Politike

"Rama të japë llogari"/ PD: Ku shkuan 8.5 milionë eurot e tenderit të AKSHI-t për sistemin e gjendjes civile?

Zëdhënësja e Antikorrupsionit, Genta Vangjeli në një deklaratë për mediat tha se nga viti 2022 deri në vitin 2025, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka tenderuar plot 8.5 milionë euro për ‘përmirësimin’ dhe mirëmbajtjen e sistemit të regjistrit kombëtar të gjendjes civile, ndërsa nuk dihet ende se ku kanë shkuar milionat e eurove.

27 Shtator 2025, 11:31 Nga E. D
"Rama të japë llogari"/ PD: Ku shkuan 8.5 milionë eurot
Genta Vangjeli

TIRANË- Partia Demokratike me anë të një deklarate ka ngritur dyshime, lidhur me tenderin që është zhvilluar nga AKSHI për sistemin e Gjendjes Civile. Zëdhënësja e Antikorrupsionit, Genta Vangjeli në një deklaratë për mediat tha se nga viti 2022 deri në vitin 2025, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka tenderuar plot 8.5 milionë euro për ‘përmirësimin’ dhe mirëmbajtjen e sistemit të regjistrit kombëtar të gjendjes civile, ndërsa nuk dihet ende se ku kanë shkuar milionat e eurove. Në fund të deklaratës, ajo shtroi pyetjen se ku kanë shkuar 8.5 milionë eurot e tenderit të AKSHI-t për sistemin e gjendjes civile.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Gjatë prezantimit të ministres së re të Punëve të Brendshme, Kryeministri Edi Rama theksoi se një ndër prioritetet e kësaj ministrie do të jetë zgjidhja e problematikave që lidhen me funksionimin e regjistrit të gjendjes civile.

Por, për këtë situatë, përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi vetë Kryeministrin.

Nga viti 2022 deri në vitin 2025 Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, në varësi të tij, ka tenderuar plot 8.5 milionë euro për ‘përmirësimin’ dhe mirëmbajtjen e sistemit të regjistrit kombëtar të gjendjes civile.

Për përmirësimin e sistemit është kontraktuar kompania Soft & Solution shpk, në pronësi të Ermal Beqirit.

Ndërkohë, për mirëmbajtjen e regjistrit është kontraktuar ndër vite kompania e huaj Xion IT Systems GmbH.

Sot, edhe pse janë tenderuar miliona euro, Kryeministri pranon publikisht se sistemi i gjendjes civile vazhdon të ketë probleme serioze.

Pyetja jonë për Edi Ramën është e qartë:

Ku kanë shkuar 8.5 milionë euro të tenderuara gjatë tre viteve të fundit, nëse sistemi i gjendjes civile vijon të ketë probleme serioze?

A ekziston vullneti i organeve të drejtësisë për të hetuar këto miliona euro të shpenzuara në një prej institucioneve më problematike të vendit, apo do të vazhdojë sërish heshtja?

akshi genta vangjeli

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll