Sport

"Topi i Artë" 2025, zbardhen pikët e plota, ja si fitoi Dembele përballë Yamal!

Fushata mbresëlënëse e francezit, e cila përfshiu një ecuri historike me katër trofe të fituar, e cila e bëri atë vetëm fituesin e dytë të këtij çmimi prestigjioz në historinë e Paris Saint-Germain.

27 Shtator 2025, 00:37 Nga DOSJA
"Topi i Artë" 2025, zbardhen pikët e plota, ja si fitoi

FRANCE - Ousmane Dembele u konfirmua si fituesi i Topit të Artë 2025 në fillim të kësaj jave dhe shifrat përfundimtare të votimit zbuluan se ai përfundoi me mbi 300 pikë më shumë se superylli i Barcelonës, Lamine Yamal.

Fushata mbresëlënëse e francezit, e cila përfshiu një ecuri historike me katër trofe të fituar, e cila e bëri atë vetëm fituesin e dytë të këtij çmimi prestigjioz në historinë e Paris Saint-Germain.

Shifrat përfundimtare të votimit, të publikuara të premten, katër ditë pas ceremonisë, konfirmuan se Dembélé përfundoi i pari me 1,380 pikë, përpara Yamal me 1,059 pikë, të vetmit dy lojtarë që kaluan kufirin e 1,000 pikëve. Vitinha (703), Mohamed Salah (657) dhe Raphinha (620) kompletojnë pesëshen e parë.

Dhjetëshja më e mirë përfshiu gjithashtu Achraf Hakimi (484), Kylian Mbappe (378), Cole Palmer (211), Gianluigi Donnarumma (172) dhe Nuno Mendes (171).

Ylli i Liverpool, Salah, u vlerësua sërish pas një sezoni tjetër të fortë, ndërsa Palmer zuri në mënyrë të papritur vendin e tetë, pas paraqitjeve të shkëlqyera me Chelsean. Top 10 përfshiu gjithsej pesë lojtarë të Paris Saint-Germain, duke theksuar sezonin e jashtëzakonshëm të parisienëve.

Triumfi i Dembele vulos një fushatë në të cilën PSG fitoi më në fund trofeun e parë të Ligës së Kampionëve. Francezi i rilindur shënoi 35 gola dhe dha 14 asistime në të gjitha kompeticionet, teksa skuadra e Luis Enrique rrëmbeu katër trofe.

Për Yamal, përfundimi në vend të dytë në moshën vetëm 18-vjeçare nënvizon statusin e tij në rritje si e ardhmja e Barcelonës dhe Spanjës, ndërsa ai në mënyrë të jashtëzakonshme ka ende tre shanse të tjera për të thyer rekordin e Ronaldo Nazarios si fituesi më i ri ndonjëherë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll