Sport

E PABESUESHME… Alpinisti polak zbret Everest me ski dhe pa oksigjen - Video

Ai bëhet i pari alpinist në botë që arrin një sukses të tillë

26 Shtator 2025, 16:30 Nga DOSJA

E PABESUESHME… Alpinisti polak zbret Everest me ski dhe pa oksigjen -

INDI - Zbritja me ski nga Everesti pa oksigjen shtesë. Ky është rekordi i arritur nga alpinisti polak Andrzej Bargiel. Videoja e këtij suksesi, e para në këto kushte, u postua në profilin e mbajtësit të rekordit në Instagram.

Bargiel përfundoi zbritjen poshtë shpateve të mbuluara me borë të malit Everest, maja e të cilit arrin 8.849 metra. "Jam në majë të malit më të lartë në botë dhe do ta zbres me ski", tha ai para se të fillonte ndërmarrjen e tij.

Everesti ka qenë vendi i zbritjeve me ski në të kaluarën, por asnjëra nuk ka qenë e vazhdueshme dhe pa oksigjen shtesë. Në vitin 2000, slloveni Davorin Karnicar bëri zbritjen e parë të plotë me ski nga maja e Everestit në kampin bazë, por ai ishte i pajisur me një bombol oksigjeni.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Andrzej Bargiel (@andrzejbargiel)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll