Bota

Akuzohet për përdhunim dhe prostitucion, arrestohet ish-menaxheri i fondeve të Georg Soros

Siç raportojnë mediat e huaja, Rubin u ndalua në shtëpinë e tij në Fairfield, Connecticut, mbi bazën e një aktakuze me 10 pika për “torturimin e grave përtej pëlqimit të tyre”. 

26 Shtator 2025, 19:15 Nga E. D
Akuzohet për përdhunim dhe prostitucion, arrestohet ish-menaxheri i
Howard Rubin

SHBA- Ish-menaxheri i fondeve të organizatave të Georg Soros, Howard Rubin, është arrestuar nga autoritetet amerikane. Bëhet me dije se 70-vjeç akuzohet për prostitucion të shumë grave në një penthouse të shndërruar në një “burg seksi” të stilit BDSM. Siç raportojnë mediat e huaja, Rubin u ndalua në shtëpinë e tij në Fairfield, Connecticut, mbi bazën e një aktakuze me 10 pika për “torturimin e grave përtej pëlqimit të tyre”. 

I njohur si “Howie” dhe “H”, ish-menaxheri i famshëm i fondeve akuzohet se fillimisht ka abuzuar me viktimat në një hotel luksoz të Nju Jorkut, e më pas në një penthouse me dy dhoma gjumi, të cilin e kishte shndërruar në një burg të mbushur me pajisje BDSM midis viteve 2009 dhe 2019, thanë prokurorët.

Gjithashtu asistentja e tij Jennifer Powers po përballet me akuza për prostitucion, pasi dyshohet se e ka ndihmuar atë të organizojë sjelljet e tmerrshme. Rubin është një ish-biznesmen i Wall Street-it, i cili ka menaxhuar fonde për Soros Fund dhe klientë të tjerë të pasur. Ai pritej të dilte në seancë gjyqësore në Gjykatën Federale të Brooklyn të premten pasdite.

howard rubin georg soros

Sondazh

Poll