Bota

VIDEO/ Donald Trump: Besoj se kemi një marrëveshje për Gazën

Sipas Trump kjo do të jetë marrëveshja e cila do ti japë fund luftës mes dy vendeve.

26 Shtator 2025, 17:22 Nga E.d
VIDEO/ Donald Trump: Besoj se kemi një marrëveshje për Gazën
Donald Trump

SHBA – Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka thënë se mund të këtë një marrëveshje mes Gazës dhëe Izraelit. Sipas Trump kjo do të jetë marrëveshja e cila do ti japë fund luftës mes dy vendeve.

"Marrëveshja do t'i kthejë pengjet. Do të jetë një marrëveshje që do t'i japë fund luftës",  tha Trump për gazetarët.

Protothema raportoi se Presidenti amerikan prezantoi këtë javë një plan të ri paqeje për Gazën para udhëheqësve myslimanë, si dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. Ky plan i paraqitur nga Trump ka si qëllim ,lirimin e pengjeve të mbetura dhe një armëpushim të përhershëm dhe një tërheqje graduale të Izraelit nga i gjithë Rripi i Gazës.

Propozimi, që do të paraqitet të nesërmen, përfshin një plan pas luftës me një mekanizëm qeverisjeje pa Hamasin, një forcë sigurie që do të përfshinte palestinezë, si dhe ushtarë nga vendet arabe dhe myslimane, dhe financim nga vendet arabe dhe myslimane për administratën e re në Gaza dhe rindërtimin e zonës.

shba izrael gaza

Sondazh

Poll