Bota

Regjistronin fshehurazi biseda erotike dhe i përdornin për shantazh/ Qindra arrestime në vendet afrikane

Ata regjistronin fshehurazi biseda erotike dhe i përdornin ato për shantazh.

26 Shtator 2025, 18:55 Nga E.d
Regjistronin fshehurazi biseda erotike dhe i përdornin për shantazh/
Foto ilustruse

AFRIKË- Rreth 260 të dyshuar për mashtrim online janë arrestuar në një operacion në 14 vende afrikane. Ndërsa më shumë se 1,400 viktima janë identifikuar në Ganë, Kenia dhe Angolë. Ata regjistronin fshehurazi biseda erotike dhe i përdornin ato për shantazh. Viktimat ishin të moshave të ndryshme, por këto mashtrime zakonisht prekin të moshuarit.

Protothema raportoi se Interopli vlerëson se viktimat kanë humbur një total prej gati 2.8 milionë dollarësh. Mashtruesit përdorën profile të rreme online për të shantazhuar viktimat, duke kërkuar pagesa për të parandaluar ekspozimin publik.
Operacioni, i koordinuar nga Interpoli dhe i financuar nga Britania, kishte në shënjestër rrjetet kriminale që përdornin mediat sociale dhe platformat dixhitale për të zhvatur para nga viktimat në mashtrime seksuale dhe shantazhe duke përdorur imazhe të turpshme.

Rreth 68 të dyshuar u arrestuan në Ganë , ku autoritetet sekuestruan 835 pajisje dhe identifikuan 108 viktima. Ndërsa në Senegal , policia arrestoi 22 të dyshuar dhe zbuloi një rrjet imitimi të personazheve të famshëm që arriti të mashtronte 120 persona.


shantazh afrikë arrestime

Sondazh

Poll