Bota

BE përdor fondet e ngrira ruse, planifikon një kredi prej 140 miliardë eurosh për Ukrainën

Kjo do t'i ofronte Brukselit një mënyrë për të adresuar një nga problemet më të vështira që nga fillimi i luftës, faktin se mund të sekuestrojë të ardhurat nga asetet ruse.

26 Shtator 2025, 17:00 Nga E.d
BE përdor fondet e ngrira ruse, planifikon një kredi prej 140
Foto ilustruse

BRUKSEL - Komisioni Evropian ka thënë se do të përdorë fondet e ngrira ruse për të financuar një kredi të re prej 140 miliardë eurosh për Ukrainën. Kjo do t'i ofronte Brukselit një mënyrë për të adresuar një nga problemet më të vështira që nga fillimi i luftës,faktin se mund të sekuestrojë të ardhurat nga asetet ruse. Protothema raportoi se në kryeqytetet evropiane po rriten shqetësimet në lidhje me mungesën e detajeve rreth kësaj kredie kompensimi, të cilën Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen e propozoi për herë të parë në fjalimin e saj 10 shtator.

Pjesa më e madhe e aseteve ruse mbahet nga firma e shërbimeve financiare me seli në Bruksel, Euroclear. Ndërsa paratë e gatshme janë depozituar në llogarinë e Bankës Qendrore Evropiane. Kompania Euroclear mban 185 miliardë euro në para të gatshme që lidhen me asete ruse, një pjesë e të cilave do të përdoren për të shlyer një kredi paraprake të G7-ës për Ukrainën.

Pjesa e mbetur prej 140 miliardë eurosh do t’i jepet Ukrainës në këste dhe do të përdoret për bashkëpunim në mbrojtje, si dhe për të mbështetur nevojat e përditshme fiskale të Kievit.
Edhe Gjermania e ka  mbështetur këtë kredi dëmshpërblimi. Ndërsa Mbretëria e Bashkuar javën e kaluar propozoi kredinë e saj të dëmshpërblimit duke përdorur rreth 25 miliardë dollarë në asete të ngrira ruse që mban brenda vendit.

Ministrat e financave të G7 janë planifikuar të takohen për të koordinuar këto iniciativa. Komisioni Eurpian tha se propozimi i tij do të thotë që i gjithë operacioni nuk do të prekë asetet sovrane të Rusisë dhe Ukraina do ta shlyejë kredinë vetëm kur Rusia të përfundojë luftën dhe të paguajë dëmshpërblimet përkatëse. Nëse kjo ndodh, BE do t'i shlyejë Euroclear në mënyrë që ajo të ketë paratë e nevojshme për të përmbushur detyrimin e saj ndaj Rusisë. 

rusi ukrainë be

Sondazh

Poll