Aktualitet

DETAJE nga aksidenti tragjik në Kosovë/ Motori me katër rrota u përplas me makinën, shoku i vëllait të Gjesit në gjendje kritike

Policia e Kosovës bën të ditur se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një përplasjeje ndërmjet një makine dhe një motori me katër rroga.

26 Shtator 2025, 16:46 Nga E. D
DETAJE nga aksidenti tragjik në Kosovë/ Motori me katër rrota u
Eldion Kelmendi,

KOSOVË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksidentin tragjik në Pejë, ku humbi jetën vëllai i reperit nga Kosova Gjesti dhe një tjetër mbeti i plagosur. Policia e Kosovës ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një përplasjeje ndërmjet një makine dhe një motori me katër rroga.

Vdekja e njërit prej të aksidentuarve, që është vëllai i Gjestit, Eldion Kelmendi, është konfirmuar në vendin e ngjarjes, ndërsa personi i dytë që ishte në motomjet me të është duke marrë trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës. Sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

eldion kelmendi

Sondazh

Poll