Aktualitet

Masakra e Urës Vajgurore në '97/ Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Fran Marashin

Marashi akuzohet për masakrën e Urës Vajgurore, ku mbetën të vrarë 5 persona dhe u plagosën 6 të tjerë, të gjithë punonjës policie.

26 Shtator 2025, 13:56 Nga I.A
Masakra e Urës Vajgurore në '97/ Apeli i GJKKO lë në
Fran Marashi

TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi vendimin për dënimin e Fran Marashit. Marashi akuzohet për masakrën e Urës Vajgurore, ku mbetën të vrarë 5 persona dhe u plagosën 6 të tjerë, të gjithë punonjës policie. Mësohet se Apeli ka vendosur të njëjtin dënim që caktoi GJKKO më para, duke e lënë në burg për jetë. 

Pas arrestimit dhe ekstradimit të tij, Fran Marashi pretendoi se nuk i janë respektuar të drejtat dhe liritë themelore për një proces të rregullt ligjor gjatë gjykimit në mungesë. Ai ishte shprehur se ishte dënuar padrejtësisht dhe se në kohët kur gjykata ka dhënë vendimin, nuk ka pasur dijeni se ndaj tij zhvillohej një proces hetimor. Marashi deklaronte se dënimin dhe akuzat i kishte mësuar pasi ishte ekstraduar në Shqipëri teksa i ka mohuar ato.

Ai është ekstraduar nga Italia në vitin 2007, ndërsa dy vite më vonë, tentoi të arratisej nga burgu i Burrelit bashkë me Preng Lleshin, anëtar tjetër i bandës së Urës Vajgurore, veprim për të cilin do të deklaronte se e bëri për të tërhequr vëmendjen që procesi ndaj tij të rihapej.

Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur më datë 17 qershor 1997, ku mbetën të vrarë 5 persona dhe u plagosën 6 të tjerë, të gjithë punonjës policie. Të dënuar për masakrën janë: Musa Protoduari, me burgim të përjetshëm; Shkëlqim Protoduari, me burgim të përjetshëm; Fran Marashi, me burgim të përjetshëm; Fatbardha Protoduari, me 25 vjet burg, Sokol Ndreu, Gjovalin Ndreu, Preng Miri dhe Gjelosh Miri.

fran marashi

Sondazh

Poll