Aktualitet

Nancy VanHorn takim zyrtar me Albana Koçiun: "Bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve, thelbësor për goditjen e rrjeteve kriminale"

Gjatë këtij takimi u vendos theksi tek angazhimi i përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar dhe rrjeteve ndërkombëtare kriminale.

26 Shtator 2025, 15:48 Nga E.d
Nancy VanHorn takim zyrtar me Albana Koçiun: "Bashkëpunimi i
Foto nga takimi

TIRANË – Ministria e re të Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ka zhvilluar sot një takim zyrtar me Nancy VanHorn. VanHorn është e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Gjatë këtij takimi u vendos theksi tek angazhimi i përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar dhe rrjeteve ndërkombëtare kriminale.

VanHorn përmendi gjatë takimit ,përkushtimin e administratës amerikane për prishjen e grupeve të drogës dhe bandave kriminale, që sipas saj përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare.

E ngarkuara e SHBA-së tha se bashkëpunimi mes SHBA-së dhe Shqipërisë është thelbësor për identifikimin dhe shkatërrimin e rrjeteve të paligjshme financiare, si dhe për ndalimin e trafikantëve dhe terroristëve.

 “Sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn theksoi edhe një herë përkushtimin e qartë të Presidentit Trump në zhdukjen e karteleve dhe grupeve kriminale ndërkombëtare gjatë takimit të saj të parë me Ministren e re të Punëve të Brendshme Albana Koçiun. Duke punuar së bashku, forcat e rendit të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mund të çmontojnë rrjetet e paligjshme financiare dhe të mohojnë strehimin e sigurt për trafikantët e drogës dhe terroristët, duke i bërë të dy vendet tona më të sigurta”, njofton ambasada e SHBA.

 

nancy vanhorn albana koçi shba

Sondazh

Poll