Aktualitet

"Do verë të mirë miku…"/ PËRGJIMET që nxorën zbuluar Erion Isain me pronaren e kompanisë: Zjarr se duhet të vulos

Në dosjen hetimore të SPAK janë zbuluar komunikime të rëndësishme mes kryebashkiakut Isai dhe administratorës së shoqërisë “A & E Engineering” Entela Çano.

26 Shtator 2025, 12:13 Nga I.A
"Do verë të mirë miku…"/ PËRGJIMET që
Erion Isai

ERSEKË- Përgjimet që kanë nxjerr zbuluar kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isain janë publikuar ditën e sotme. Mbi Isain rëndojnë dy çështje që janë një për ndërtimin e një ujësjellësi dhe një tjetër për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, projekt që dyshohet se është falsifikuar për përfitime të paligjshme.

Në dosjen hetimore të SPAK janë zbuluar komunikime të rëndësishme mes kryebashkiakut Isai dhe administratorës së shoqërisë “A & E Engineering” Entela Çano.

Komunikimet e publikuara, zbulojnë manipulime të tenderave dhe falsifikime të projekteve për të mundësuar përfitime të paligjshme.

Ja disa prej komunikimeve të zbuluara nga hetimet:

Në orën 10:05, shtetasi Erion Isai i dërgon mesazh Entela Çanos:

“Miremengjes, shifi pak këto: Po 110 max ose 90 i jep zgjidhje thuj enteles. Vetem rrjeti jashtëm deri depo fi 250 ne 20 bar eshte 18755 ml X 6793 leke = 127402715 pa tvsh kurse pesari fi 200 me gjatësi 1880 X 4747 leke = 8924360 leke.”

Në orën 10:06, Entela Çano i dërgon mesazh: “Miremengjes, ok. Mi dërgo. Ok te njëjtën gje po bejem edhe ne, reduktim parametrash”.

Në orën 10:08, Erion Isai i dërgon mesazh:

“Sa më shpejt s plis…”

Në orën 10:09, Entela Çano i dërgon mesazh:

“Ok… pa merak… Pa problem.”

Në orën 14:57, Erion Isai i përcjell mesazhin:

“Me duhet lista me emrat e fshatarëve dhe vendet për çdo fshat vella. Një zjarri te lutesh…”

Në orën 15:01, Erion Isai i dërgon mesazh:

Në orën 21:22, Erion Isai i shkruan përsëri Entela Çanos:

“Te ndonje fshati? Te ndonje fshati?”

Në orën 21:24, Erion Isai i dërgon mesazh:

“330 Eshtë max.”

Në orën 21:25, Entela Çano i dërgon mesazh:

Në orën 21:28, Erion Isai i dërgon mesazh:

“Pls… zjarrrr… Se neser duhet me i printu t’i vulos ktu te Une Te premte mengjes heret. Duhen dorezu.”

Në orën 21:29, Entela Çano i dërgon mesazh:

“Do bëj më të mirën e mundshme… mendoj që do t’i jem korrekte…por jam sforcuar shumë për te kapur vleren..”

Në orën 21:29, Erion Isai i dërgon mesazh:

“Ishte teeepeeeeee e larte”

Në orën 21:30, Entela Çano i dërgon mesazh:

“Me 5 aspra tha ai do verë të mirë miku…shprehje gjermane.”

Për çfarë akuzohet Erion Isai?

Kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, për akuzën e shkeljes së barazisë ne tendera dhe ankande publike. Kryebashkiaku akuzohet për “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv dhe aktiv”, “Fshehje të pasurisë” dhe “Shkelje të parimeve të barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”. Denoncimi ndaj kryebashkiakut të Kolonjës është bërë në Prokurorinë e Posaçme nga një avokat në Korçë, Esmerald Xhafa. Bashkë me Erion Isain janë marrë të pandehur edhe gjashtë persona të tjerë, zyrtarë të Bashkisë së Kolonjës./Dosja.al

erion isai entela Çano

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Shtator 2025, 10:16 I.A

Plagosje në Vlorë, autori arratiset

Policia VLORË- Një plagosje ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se i plagosuri ka marrë plagë n&eu...